jeni duke lexuar...
Leksione, Të ndryshme

Pak histori…

Në formë të përmbledhur këtu shtjellohet historia pasionante e kompjuterave elektronikë, që simbolikisht mund të thuhet se zë fill tek kokrra e vogël e rrërrës…

Këtu më poshtë do te ndalemi vetem ne kompjuterat elektronike, nderkohe qe makina e pare llogaritese mekanike u krijua me 1623 nga Wilhelm Schickard e pasuar nga ajo e krijuar prej Blaise Pascal ne vitin 1642 (shih Schickard versus Pascal) .

Për më shumë ju ftoj të  vizitoni Muzeun e Historisë së Kompjuterave ose Wikipedia/historia e kompjuterave.

Një nga referncat më të plota në lidhje me historinë e Internetit, do ta gjeni në Internet -Hall-of-Fame.

Gjenerata e pare e kompjuterave elektronike

1946 (filloi me 1943)

ENIAC (Electronic Numerical Integrator and Calculator) u krijua në Moore School of Electrical Engineering në Universitetin e Pensilvanisë (University of Pensylvannia, Philadelphia), i konceptuar nga John Mauchly dhe Presper Eckert.

ENIAC

Hardware :

Llampa elektronike, MTBF –  koha mesatare ndermjet dy difekteve-  e rendit 15 minuta. Peshonte 30 ton dhe perbehej nga 18.000 llampa elektronike. Përmbante 20 regjistra me gjatësi 10 digit; shpejtësia e veprimeve ishte 1900 mbledhje në sekondë; kostoja : 500.000 $

Programet (software) :

Programim në gjuhë makinë nëpërmjet 6000 çelsave dhe tonelata me tela…

Perdorimi :

Llogaritja e tabelave balistike, qellime ushtarake etj.

MooreSchool University of Pensilvania

MooreSchool at University of Pensilvania ose “Materniteti” i kompjuterave modernë

Shënim : ENIAC (Electronic Numerical Integrator And Computer) është konsideruar si kompjuteri i parë elektronik. Juridikisht kjo nuk është më e vërtetë që prej 19 tetorit të vitit 1973, kur Gjykata Amerikane e Distriktit të Minesotës vendosi që  ky  primat i përket  kompjuterit Atanasoff–Berry Computer (ABC). Gjykata mori këtë vendim, pasi ENIAC i Mauchly dhe Eckert, u cilësua si vazhdim i idesë fillestare të Dr. John Vincent Atanasoff. Çështja gjyqësore që njihet si  “Honeywell vs. Sperry Rand , dhe është ndër çështjet e para gjyqësore në industrinë e kompjuterave.

Në mesin e viteve ’90, John Gustafson ndërmori projektin per rikrijimin e ABC-së, i cili këtu tregohet i plotë.

——————

Këtu më poshtë është kopja e një fushate publicitare e vitit 1946 që ka për qëllim nxitjen e rekrutimeve,  të ndërmarrë prej Ushtrisë Amerikane (US Army), e cila vendos në plan të parë ENIAC si dëshmi për të treguar se çfarë US Army është e aftë të realizojë.

ENIAC- Fushate Reklame e US ARMY, viti 1946

Shenim : Nje nga projektet me te rendesishme te kesaj periudhe ishte projekti EDVAC (Electronic Discrete Variable Computer) parimet baze te te cilit u publikuan nga John von Neumann ne vitin 1945. Sipas ketij projekti, programi regjistrohej ne kujtese se bashku me te dhenat. Klikoni KETU per te pare “First Draft of a Report on the EDVAC” nga von Neuman.  EDVAC u realizua praktikisht ne 1949. Filloi nga puna ne 1951 dhe u perdor deri ne 1961.

John von Neuman dhe EDVAC

Këtu më poshtë, në youtube.com, është biografia relativisht e plotë në gjuhën italiane, e John von Neumann.

Gjenerata e dyte

1955

IBM 704 – 7094

Hardware :

Transistorë dhe qarqe te stampuar

Programet (software) :

Sistem shfrytezimii tipit  « batch », programim ne asembler, me pas ne FORTRAN

Perdorimi :

Llogaritje numerike

Gjenerata e trete

1964

IBM 360, CDC 6000, te ndjekur nga minikompjuterat  (PDP 11)

Hardware :

Qarqe te integruar, paralelizem ne ekzekutimin e instruksioneve per te rriur shpejtesine

Programet (software) :

Kompilatore te gjuheve te prorgramimit : : FORTRAN 56, Cobol 60, Algol 60, ndjekur nga  Basic 64, APL 69, Lisp, Pascal 69, C 70. Siteme shfrytezimi me ndarje kohe, minikompjutera (OS Unix 1970).

Perdorimi :

Kompjutera qendrore te ndermarrjeve/institucioneve (mainframe); kompjutera te spacializuar per adminisitrim biznesi ose llogaritje matematikore.

Gjenerata e katert

1976

Mikrokopjuterat Apple II (1978), ndjekur nga IBM PC (1981)

Hardware :

Mikroprocesore VLSI (Very Large Scale Integration) krijuar per here te pare nga Intel me 1971 (Intel 4004) : 1 MHz, 1KB – 8 KB RAM.

Programet (software) :

Aplikime te manipulimit te tabelave dhe texteve. OS (Operating System) mainframe, perdorimi i kujteses virtuale.

Perdorimi :

Mikrokompjutera personale. Sherbimet informatike te ndermarrjeve/institucioneve jane te perqendruar ne qendra te posaçme (infocentre).

Steve Jobs dhe Steve Wozniak

Gjenerata e peste

1984

Macintosh, workstation Sun

Hardware :

Mikroprocesore 16 bite: 8 MHz, 512KB – 1MB RAM.

Programet (software) :

Sisteme shfrytezimi per PC (MSDOS) dhe MacOS, i cili perdor nderfaqe grafike me ikona dhe mouse.

 Perdorimi :

Mikrokompjutera individuale, shfaqen progresivisht rrjetat lokale (LAN). Ndermarrjet ndjekin politiken e decentralizimit te sherbimeve informatike (downsizing).

Gjenerata e gjashte

1992

PC Wintel

Hardware :

Mikroprocesore : 33 MHz, 640 KB – 4Mo  RAM (1992), 10 Milion transistore, 1GHz, 128MB RAM

Superkompjutera : 150 Gigaflops (Fujitsu VPP 700, 1999)

Programet (software) :

Explorer per WEB(1994), e-mail, mutimedia, image 3D

Perdorimi :

Kompjuterat perdoren masivisht, nderkohe qe rritja e fuqise llogaritese mundeson perpunimin e imazheve dhe zerit.

World Wide Web (1991 nga Tim Berners-Lee) perdoret masivisht qe prej 1994.

Këtu është një dokument ku përshkruhen hapat e parë të ARPANET, ose aty ku gjenden fillimet e Internetit.

Gjenerata aktuale

2010-2019

Procesorë “multicore”, Windows 10, iOS11, Android, iPhone, iPad, “data centers” dhe “cloud computing”.

Konsiderohet si “PostPC Era“, pasi dominimi i PC-ve, megjithëse ato janë ende mjaft të pëdorëshme, po zbehet nga masivizimi i “Personal Mobile Devices” (PMD), si p.sh. iPhone, iPad, në përgjithësi smartphones dhe tableta. Mobliteti bën të domosdoshëm ekzistencën e “Warehouse Scale Computers” ( mijra servera që ofrojnë shërbime nëpërmjet Internetit).

Hardware :

Procesorë 4-20 core ,  komunikim pa përcjellës (wi-fi, 3G dhe 4G), SSD (Solid State Disks), “mobile smart devices”, “Multi touch screens”.

Superkompjutera  : Cray X1 arrin 52,4 teraflop/s (ne fillim te  2003)

Aktualisht kompjuteri më i shpejtë në botë, i cilësuar si i tillë në qershor 2020 prej Top500 (www.top500.org), është superkompjuteri FUGAKU i ndërtur me procesorë Fujitsu A64FX. Ai është instaluar në RIKEN Center, Japoni dhe realizon një performancë pik prej rreth 513 petaflop/s (PFlop/s) = 513.000 TFlop/s. Fugaku përbëhet nga 7.299.072 Core të procesorit A64FX, i cili përmban 48 Core, që funksionojnë me frekuencë 2.2 GHz. Konsumi i matur i energjisë është rreth 28 Megawatt. Procesori A64FX është krijuar prej Fujitsu në bashkëpunim me firmën ARM, bazuar në arkitekturën ARMv8.2-A Scalable Vector Extension. Në këtë mënyrë Fugaku bëhet superkomjuteri i parë më i shpejtë në botë me arkitekturë ARMv8.

Në vend të dytë rreshtohet superkompjuteri “SUMMIT” i ndërtuar në bazë të serverave IBM Power System AC922. “Summit” është instaluar në Oak Ridge National Laboratory – USA dhe arrin performancën pik prej 200 petaflops. “Summit” aktualisht përbëhet nga 4608 nyje (node) ku sejcila përmban 2X IBM Power9 22C 3.07GHz CPU dhe 6 x NVIDIA Volta V100 GPU. Numri total i “cores” arrin në 2,397,824. Konsumon 9.7 – 13  Megawatt me një “power efficiency of 14.668 GFlops/watt”.

Për më shumë lexoni këtu : https://www.olcf.ornl.gov/olcf-resources/compute-systems/summit/

Programet (software) :

Virtualizim (VMWare, Windows Hyper-V, Oracle VM VirtualBox etj. ), aplikime të përqëndruara në “Cloud”.

Përdorimi :

Në sajë të komunikimit, gjithmonë më të shpejtë dhe të sigurtë, në Internet, aplikime dhe të dhëna përqëndrohen përherë e më shumë në “cloud” dhe në “data centers”. Rrjetet sociale (Facebook, Twitter etj.) fitojnë popullaritet të shpejtë duke bashkuar virtualisht njerëzit. Mobiliteti ofrohet gjithmonë e më shumë si një mundësi duke bërë që të dhënat tona të përqëndohen në qëndra gjigande të dhënash dhe aplikimesh. A mos po përjetojmë vallë rikthimin e “mainframe-ve” modernë?

Steve Jobs (Apple) dhe Bill Gates (Microsoft)

A ekziston nje ligjesi sipas se ciles  zhvillohet ky evolucion i informatikes?

Ne vitin 1965 Gordon Moore ne nje artikull verente se kompleksiteti i komponenteve elektronike dyfishohej per çdo vit dhe se kjo tendence do te ruhej edhe te pakten per 10 vjet.

Ne vitin 1975 Moore rishikonte kete tendence duke konkluduar se dyfishimi i dendesise se komponenteve arrihej ne nje peridhe 18 mujore. Pra, sipas tij, tendeca e rritjes ka nje pjeresi me te vogel, por ajo do te ishte e tille per nje kohe te gjate.

Keto parashikime te Moore jane konsideruar si “ligji i Moore”( “Moore’s Law.”), i cili thote se “ densiteti i qarqeve gjysmeperçues dyfishohet çdo 18 muaj ose katerfishohet çdo tre vjet”. Matamatikisht kjo do te shprehej :

Qarqe per “chip”= 2(viti-1975)/1.5

Ne vitin 1995 Gordon Moore duke krahasuar evolucionin e kujtesave DRAM dhe mikroporocesoreve verente se rritja e densitetit te ketyre komonenteve ishte mjaft afer parashikimeve te tij te bera shume vite me pare.

Ne figuren e meposhteme ilustrohet « ligji i Moore » per rastin e mikroprocesoreve Intel.

Per me shume detaje rreth “ligjit te Moore” lexoni KETU.

Në tabelën e mëposhtme tregohet ecuria e rritjes së numrit të transistorëve në përbërje të mikroprocesorëve.

MikroProcesor Viti i prodhimit Firma konceptuese Nr. i transistoreve Sip. Silicium (mm2)
4004 1971 Intel 2.250 12
8008 1972 Intel 2.500 14
8080 1974 Intel 6.000 20
Motorola 6800 1974 Motorola 4100 16
Zilog Z80 1976 Zilog 8500 18
8086 1978 Intel 29.000 33
Motorola 68000 1979 Motorola 68.000 44
80286 1982 Intel 134.000 49
Intel 80386 processor 1985 Intel 275.000 104
Intel 80486 processor 1989 Intel 1.180.000 173
Intel Pentium processor 1993 Intel 3.100.000 294
Intel Pentium Pro processor 1995 Intel 5.500.000 307
Intel Pentium II processor 1997 Intel 7.500.000 195
AMD K6 1997 AMD 8.800.000 162
Intel Pentium III processor 1999 Intel 9.500.000 128
Intel Pentium 4 processor 2000 Intel 42.000.000 217
Intel Itanium processor 2002 Intel 220.000.000 421
Intel Itanium 2 processor 2003 Intel 410.000.000 374
DEC Alpha 21364 2003 DEC 152.000.000 397
Core 2 Duo 2006 Intel 291.000.000 143
AMD K10 2007 AMD 463.000.000 283
Arm Cortex-A9 2007 ARM 26.000.000 31
POWER6 2007 IBM 789.000.000 341
Core i7 2008 Intel 730.000.000 263
Xeon Nahlem-X 2010 Intel 2.300.000.000 684
AMD Bulldozer 2012 AMD 1.200.000.000 315
POWER7 2012 IBM 2.100.000.000 567
62-Core Xeon Phi 2012 Intel 5.000.000.000 720
Apple A8 2014 Apple/TSMC 2.000.000.000 89
Xeon Haswell-E5 2014 Intel 5.560.000.000 661
IBM z13 2015 IBM 3.990.000.000 678
Apple A10 Fusion 2016 Apple 3.300.000.000 125
Qualcomm Snapdragon 835 2016 Qualcomm 3.000.000.000 72
Intel Xeon E5-2600 V4 2016 Intel 7.200.000.000 456
Ryzen 5 1600 2017 AMD 4.800.000.000 213
AMD Epyc 2017 AMD 19.200.000.000 768
POWER9 2017 IBM 8.000.000.000 695
Apple A12X Bionic 2018 Apple/TSMC 10.000.000.000 122
Qualcomm Snapdragon 8cx 2018 Qualcomm 8.500.000.000 112
AMD Ryzen 9 3900X 2019 AMD/TSMC 9.890.000.000 273
AMD Epyc Rome 2019 AMD/TSMC 39.540.000.000 1088

Diskutim

Ende pa komente.

Lini një Përgjigje

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Regjistroni adresën tuaj e-mail për të marrë artikujt e rinj nëpërmjet mesazheve ...

Kategori

Intel CPU Architectures

Procesore Apple Ax

Apple A12 Bionic
Këtë e pëlqejnë %d blogues: