jeni duke lexuar...
Leksione, Ushtrime

Shumëzimi i numrave – Metoda e realizimit

Në një ALU, për realizimin e shumëzimit, përdoren këta regjistra:

AC.MQ   <- DR X MQ

ku : në regjistrin MQ vendoset shumëzuesi, në DR vendoset i shumëzueshmi, ndërsa në AC.MQ rezultati.

Le te marrim një shembull

Të realizohet shumezimi i dy numrave te paraqitur në formë binare : Y = 1010; X = 1101

Algoritmi i mesipërm nuk ështe shumë i përshtatshëm, pasi duhet qe produktet xj2iY te memorizohen deri në mbledhjen përfundimtare të tyre. Prandaj, në një kompjuter, për realizimin e operacionit të shumëzimit, çdo term i ri xj2iY i shtohet shumës së produkteve të mëparëshme, te cilët quhen produkte të pjesëshme.  Në këtë rast mjafton të memorizohet vetëm kjo shumë.  Sipas kësaj ideje, algorimi i mësipërm do të merrte formen :

pra do të kemi që :  Pi+1 = Pi + xj 2iY

Termi 2iY është equivalent me zhvendosjen me i pozicione majtas të numërit Y. Pra, si konkluzion, mund të themi se operacioni shumëzimit reduktohet në zhvendosje majtas të shumëzueshmit Y dhe mbledhje te produkteve të pjesëshëm.

Në praktikë kjo ide realizohet pak më ndryshe :

Produktet e pjesëshme Pi , që memorizohen në regjistrin AC.MQ, zhvendosen djathtas duke ruajtur të shumëzueshmin Y, që ndodhet në regjistrin DR, të palëvizur.  Pra do të kemi:

Pi ← Pi + xj Y ;   Pi+1 = 2-jPi

Shënja e rezultatit do të përcaktohet nga relacioni:

p0 = x0 Exlusive OR y0

Si realizohet praktikisht kjo metodë në një ALU? Për këtë shikoni këtu!

Diskutim

Ende pa komente.

Lini një Përgjigje

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: