jeni duke lexuar...
Ushtrime

Ushtrim – veprime me numra

Të paraqiten në formatin 8 bitë në formë hexadecimale dhe binare në formën shenjë + vlerë absolute dhe komplement i dyshit, numrat : +127, -64. dhe -128. Të kryhen veprimet  127+127 dhe -64+127.

Zhvillim

127 = 7F(hex) = 0 1111111

-64 =  0C(hex) = 1 1000000  – komplement i dyshit

-128 = 80(hex) = 1 0000000 – komplement i dyshit

127 + 127 = 7F(hex) +7F(hex)=FE(hex)

Veprimi i mbledhjes 127 + 127 të paraqitur në formë binare:

0 1111111

0 1111111

—————-

01 1111110                 0 = carry flag (CF), rs = 1, 1  = Biti i shenjës

Rezultati eshte – 2, i paraqitur ne formen komplement i dyshit, pra eshte i gabuar. Kjo ndodh sepse kemi humje te informacionit, pasi mbetja qe rezulton nga mbledhja e biteve te rendit 7 ndikon ne bitin e shenjes (biti i 8-te). Kete mbetje e shenojme me “rs“. Per kete rast kemi qe rs=1.

Veprimi tjeter :   -64 + 127 = 63

C0(hex)+7F(hex)=3F (hex)  ose 63 (decimal)

Veprimi ne binar:

1 1000000

0 1111111

—————

100111111               1= CF, rs =1

Ne kete rast shuma rezulton 3F (hex) ose 63 (dec), pra eshte e sakte edhe pse rs=1.

Nga shembuj te tjere te ngjashem do te arrijme ne kete perfundim:

CF rs Saktesia e rezultatit
0 0 i rregullt
0 1 i gabuar
1 1 i gabuar
1 1 i rregullt
Perfundimisht arrijme ne konkluzionin se rezultatin e gabuar te mbledhjes se dy numrave mund ta detektojme nepermjet nje biti, qe po e shenojme “OF” , i cili perftohet nga relacioni : OF=CF XOR rs.
Ky bit quhet “OVERFLOW” (kaperderdhje) dhe eshte njeri prej identifikatore te gjendjes (FLAGS) te njesise se perpunimit.
Perfundime : 
1. “Overflow” ndodh kur rezultati i nje veprimi arithmetik nuk mund te paraqitet me hardwarin qe kemi ne dispozicion. Keshtu, ne ushtrimin e mesiperm, 8 bitet qe kemi ne dispozicion per paraqitjen e numrave jane te pamjaftueshem per te paraqitur rezultatin, i cili kerkon 9 bite.
2. Ne perfundim te veprimeve arithmetike me numra algjebrike, duhet te testohet indikatori (flag) Overflow per te njohur saktesine e rezultatit.
3. Ne se OF=1, atehere rezultati duhet korrektuar nepermjet vendosjses te me shume biteve ne dispozicion te paraqitjes se rezultatit.
Keshtu ne se shumen 7F(hex) + 7F (hex) e paraqisim jo më ne 8 bite por ne 16 bite, atehere do te perftojme :
0 000 0000 1111 1110  =00FE (hex) = 254 (dec). Ky eshte nje rezultat i sakte!
4. Si shfrytezohet ne software OF? Shikoni ketu!

Diskutim

Ende pa komente.

Lini një Përgjigje

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: