jeni duke lexuar...
Ushtrime

CPI – Ushtrim: version i përmirësuar i Java-s

Një program i shkruar ne gjuhen Java kërkon 20 sekonda të ekzekutohet. Një version i ri i interpretuesit Java arrin të zvogëlojë numrin e instruksioneve të këtij programi me 40 %. Por, nga ana tjetër, ai e rrit CPI me 1.1 në krahasim me versionin e vjetër. Sa kohë do të kërkojë të ekzekutohet tani ky program ? Kompjuteri ku ekzekutohet programi është i njëjtë për të dy rastet.

Zhvillim

Koha e ekzekutimit të një programi është : t=I*CPI*T

Duke zevendësuar në formulë për rastin e parë kemi :  20 sek. = X*CPI*T

Për rastin e versionit të ri të Java-s dhe meqënëse përdorim të njejtin hardware (kompjuter) mund të llogarisim :  0.6X*1.1CPI*T=Y .

Duke zevendësuar X do te perftojme :

Y=0.6*20/CPI*T *1.1CPI*T=0.6*20*1.1=13.2 sekonda.

Diskutim

Ende pa komente.

Lini një koment

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Regjistroni adresën tuaj e-mail për të marrë artikujt e rinj nëpërmjet mesazheve ...

Kategori

Intel CPU Architectures

Procesore Apple Ax