jeni duke lexuar...
Ushtrime

Ushtrim – shumatoret, llogaritja e shpejtesise se mbledhjes.

Supozoni se  tre shumatore ne paralel me 16 bite jane realizuar respektivisht sipas tre metodave: “ripple carry adder”, 4 bit “Carry Lookahead adder”  te vendosur ne kaskade, dhe “Carry Lookahead adder” i plote.

Krahasoni shpejtesite me te cilen llogaritet mbetja Ci ne keta shumatore.

Zhvillim

Nje menyre e thjeshte, per te llogaritur vonesen qe shkaktohet gjate nje operacioni logjik, do te supozojme se portat AND dhe OR i sjellin vonesa te barabarta sinjaleve elektrike. Kete kohe e shenojme Tporte. Keshtu, vonesa qe shkaktojne portat logjike do te llogaritet thjesht duke numeruar portat gjate rruges qe pershkon mbetja Ci.

1. Ripple carry adder 

Ne nje shumator te plote me nje bit, mbetja Ci-1 kalon neper 3 porta llogjike per te percaktuar mbetjen Ci.

Pra, ne total koha e nevojshme per llogaritjen e mbetjes, ne rastin me te keq, do te ishte : 3*16Tporte=48*Tporte.

2. Carry Lookahead  + ripple carry

Numri i portave logjike per “4 bits Carry Lookahead adders” eshte :  1 porte per  pi (propagate) dhe gi (generate); 2 porta per mbetjet C0,C1,C2,C3. Ekziston nje porte llogjike ne hyrje te nje shumatori te tille per Carry-in. Pra, ne total koha e nevojshme per llogaritjen e mbetjes, per rastin me te keq, do te ishte : (1+2+1*4)Tporte=7*Tporte.

3. “Carry Lookahead adder” i plote

Numri i portave logjike per kete rast eshte :  1 porte per  pi (propagate) dhe gi (generate); 2 porta per mbetjet C0,C1,C2,C3 dhe 2  porta per “Carry Lookahead Unit” qe bashkon 4 shumatoret. Pra, ne total koha e nevojshme per llogaritjen e mbetjes do te ishte : (1+2+2)Tporte=5*Tporte.

Perfundim: Shumatoret “Carry Lookahead”  jane nga 7 deri 9 here me te shpejte se ata “Ripple Carry”.

Diskutim

Ende pa komente.

Lini një Përgjigje

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Regjistroni adresën tuaj e-mail për të marrë artikujt e rinj nëpërmjet mesazheve ...

Kategori

Intel CPU Architectures

Procesore Apple Ax

Apple A12 Bionic
Këtë e pëlqejnë %d blogues: