archives

Arkiv për

Libri “Arkitektura e Kompjuterave” gjendet në librari dhe Internet !

Libri “Arkitektura e Kompjuterave”, ISBN 978-9928-4083-6-5, është tashmë disponibël në Librarinë e Fakultetit të Ekonomisë, Tiranë. Çmimi 1000 lekë. Në Kosovë, në Librarinë Universitare “Artini”, Rr.Eqrem Çabej (në ndërtesën e Institutit Albanologjik), Prishtinë. Libri mund të porositet edhe në Amazon.com. Në formatin e-book (Adobe Digital Edition Format) mund ta shkarkoni KETU. Aktualisht mund të porositet në Internet në … Vazhdoni leximin

Arkitektura e tipit Load/Store

Në vartësi të vendndodhjes së operandave dallojmë këto lloje arkitekturash: Memory-Memory – ku 2 ose 3 operanda mund të gjenden në kujtesë. Register-Memory – të paktën njëra operandë duhet të jetë në regjistër. Load/Store– asnjë operandë nuk duhet të jetë në kujtesë, por vetëm në regjistra. Në ALU-në e figurës së mëposhtme, njëra operandë gjendet … Vazhdoni leximin

Makina me zero operandë

Një makinë do të quhet me zero operandë, në rastin kur instruksionet aritmetike dhe logjike të saj nuk specifikojnë asnjë operandë në instruksion.  Këto makina njihen me emrat “zero-address machine”, “stack machine” apo “zero operand instructions”. Kështu instruksioni i mbledhjes do të ishte thjesht : ADD    Që një instruksion të mund të realizojë veprime … Vazhdoni leximin

Plotësime për Kapitullin 2 – ISA

Një histori e shkurtër e ISA: D.Patterson COD-aneks. Mos lini pa lexuar këtë artikull :  Amdahl-Blaauw-Brooks-Architecture of IBM System/360 Klikoni në lidhjet e mëposhtëme dhe do të gjeni informacion ilustrues dhe plotësues për Kapitullin 2. Load/Store Architecture Makinat me zero operandë (adresë) RISC krahasim me CISC RISC / CISC në shifra Përmbledhje e ISA kryesore (shtojcë e … Vazhdoni leximin

Ushtrim : Numrat e pashënjuar dhe të shënjuar

Ushtrim Në tabelën e mëpshtme jepen kombinimet binare të 4 biteve. Vendosni përbri tyre vlerat dhjetore që ato përfaqësojnë  për këto dy raste : 1. Shprehin numra të pashënjuar (unsigned) 2.  Shprehin numra të shënjuar (signed) Zgjidhje : Për numrat e shënjuar, biti me peshë më të madhe shpreh shenjën e numrit sipas marveshjes  “1”=numër negativ, … Vazhdoni leximin

Ligji i “Moore” apo ligji i “Wirth-it”…?

Në 1965 Gordon Moore, në ketë  artikull, parashikonte se  në vitin 1975 numri i komponentëve në një qark të integruar,  për një kosto minimale, do të ishte 65.000, duke siguruar kështu një rritje prej 200% çdo vit. Në vitin 1975, në artikullin Progress In Digital Integrated Electronics, dhe pastaj në 1979, Moore e rishikonte këtë tendencë duke e … Vazhdoni leximin

Regjistroni adresën tuaj e-mail për të marrë artikujt e rinj nëpërmjet mesazheve ...

Kategori

Intel CPU Architectures

Procesore Apple Ax

Apple A12 Bionic