jeni duke lexuar...
Leksione, Të ndryshme

Ligji i “Moore” apo ligji i “Wirth-it”…?

Në 1965 Gordon Moorenë ketë  artikull, parashikonte se  në vitin 1975 numri i komponentëve në një qark të integruar,  për një kosto minimale, do të ishte 65.000, duke siguruar kështu një rritje prej 200% çdo vit.

Në vitin 1975, në artikullin Progress In Digital Integrated Electronics, dhe pastaj në 1979, Moore e rishikonte këtë tendencë duke e parashikuar në “dyfishim çdo dy vjet të numrit të komponentëve në një qark të integruar”.

Shpesh përmendet edhe një variant 18 mujor i “ligjit të Moore”. Sipas tij, parametra të tillë si performanca, kapaciteti, shpejtësia e kompjuterave dyfishohet çdo 18 muaj. Gordon Moore e ka mohuar autorësinë e këtij varianti. Ai thotë se:

“ Unë kurrë nuk kam thënë 18 muaj, por kam thënë fillimisht 1 vit e pastaj dy vjet… “Moore’s Law” është quajtur gjithshka qe ndryshon ekponencialisht ne industri” thotë Gordon Moore.  Prandaj varianti 18 mujor  konsiderohet edhe si “pseudo-ligji i Moore”.

Në mesin e viteve ’90 Gordon Moore duke krahasuar rritjen e industrisë informatike me atë te transportit ajror, thotë se në se kjo e fundit do të kishte pasur ritmet e rritjes së IT, atëherë një avion komercial sot do të kushtonte 500 USD, ai do të bënte xhiron e botës në 20 minuta dhe do të konsumonte vetëm 19 litra karburant.

Në vitin 2015, me rastin e 50 vjetorit të ligjit të Moore, nga një krahasim që Intel bën ndërmjet mikroprocesorëve aktualë dhe  mikroprocesorit të tij të parë intel 4004 rezulton se :

  • Performanca është rritur 3500 herë.
  • Efiçensa e energjisë është rritur 90.000 herë.
  • Çmimi për transistor është ulur 60.000 herë.

Deri tani nuk ka pasur ndonjë teknologji apo industri tjetër të ketë njohur rritje të tillë dhe që të ketë pasur kaq shumë impakt në jetën shoqërore dhe ekonomike.

Për krahasim, n.q.s. industria e automobilave do të ishte zhilluar me ritme te krahasueshme me ato të informatikes,  atëhere sot një automobil do të kishte pasur : shpejtësi  480.000 Km/orë, konsum 0.00012 litra /100 km ose 830.000 Km/liter dhe  kosto  0.04 usd.

Ligji i Moore na tregon pra ritmet e rritjes së hardwar-it të kompjuterave.

Por si qëndron çështja me Softwar-in?

Në vitin 1995, Niklaus Wirth  pohonte se “Software ngadalësohet më shpejt  se sa hardware bëhet më i shpejtë ”(« Software is getting slower more rapidly than hardware becomes faster”). Ky pohim njihet  si ligji i Wirth-it.

Pra , pavarësisht se kompjuterat, falë hardwarit, pothuajse i dyfishojnë performancat me afërsisht çdo 18 muaj, për shkak se software bëhet më kompleks dhe më i ngadaltë, përdoruesi do të ketë në dispozicion një kompjuter që ka, në rastin më të mirë, po të njëjtën performancë, e ndoshta performancë më të ulët.

Për më shumë rreth kësaj teme, shikoni edhe në këto adresa: Moore’s Law, obesiciel.

Ilustrim :  Në shtator 1956, IBM nxori në treg kompjuterin 305 RAMAC, i cili konsiderohet si kompjuteri i parë me një “Hard Disk Drive”. Ky disk kishte madhësi 5 MB, peshonte mbi 1 ton, kushtonte 50.000 USD. Për kureshtarët, këtu më poshtë kam vendosur një pamje të këtij disku.

IBM Hard Disk Drive , 5 MB, Viti 1956

IBM Hard Disk Drive , 5 MB, Viti 1956

 

Referenca :

[1] – David C. Brock – Understanding Moore’s Law – Four Decades of Innovation, Chemical Heritage Press, 2006.

 

 

Këtu më poshtë mund të shikoni një intervistë të shkurtër të  Gordon Moore dhënë me rastin e përvjetorit të 50-të të “ligjit të Moore”.

 

 

 

Këtu më poshtë mund të shikoni dy reportazhe të shkurtër përkujtimorë krijuar me rastin e 50 vejetorit të ligjit të Moore prej Intel dhe Science History Institute.

 

 

 

 

 

 

 

Diskutim

Ende pa komente.

Lini një koment

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Regjistroni adresën tuaj e-mail për të marrë artikujt e rinj nëpërmjet mesazheve ...

Kategori

Intel CPU Architectures

Procesore Apple Ax