jeni duke lexuar...
Leksione

Arkitektura e tipit Load/Store

Në vartësi të vendndodhjes së operandave dallojmë këto lloje arkitekturash:

Memory-Memory – ku 2 ose 3 operanda mund të gjenden në kujtesë.

Register-Memory – të paktën njëra operandë duhet të jetë në regjistër.

Load/Store– asnjë operandë nuk duhet të jetë në kujtesë, por vetëm në regjistra.

Në ALU-në e figurës së mëposhtme, njëra operandë gjendet në akumulator, në përgjithësi në një regjistër, ndërsa operanda tjetër gjendet në kujtesë. Për ketë arsye, një arkitekturë e tillë quhet “register-memory architecture”.

LOAD

OP1

Ngarko OP1 në akumulator

ADD

OP2

Akumulatori = OP1 + OP2

STORE

OP3

Vendos akumulator-in në OP3

Në se operandat e instruksioneve arithmetike e logjike gjenden të gjitha në regjistra, atëherë këta kompjutera konsiderohet se kanë arkitekturë të tipit  load/store architecture“.  Skematikisht një arkitekturë e tillë paraqitet në figurën e mëposhtme.

Pra, procedura është e thjeshtë : operandat ngarkohen në regjistra, kryhet veprimi arithmetik/logjik, rezultati depozitohet në kujtesën qëndrore.

Shëmbull :

Të analizojmë si kompilatori kthen një  instruksion në  C  në kod në gjuhen asembler për procesorin MIPS (mikroprocesor i tipit load/store).

Instruksioni në C është :

A[10] =  h+A[5];

Pra, elementi i 5-të i vektorit (array) A mblidhet me variablin “h” dhe përfundimi vendoset në elementin e 10-të të vektorit, i cili gjendet në kujtesën qendrore.

Supozojmë se variabli “h” memorizohet në regjistrin $S2,  dhe adresa e fillimit te vektorit A ruhet në regjistrin $S3. Atëherë kompilatori  do të krijonte këtë kod në asmbler për procesorin MIPS:

lw        $t0,20($S3)                  ; ne regjistrin e përkohshëm $t0 vendos vlerën e A[5].

add      $t0,$S2,t0                    ;$S2+$t0 -> t0   MIPS është një makine me 3 adresa.

sw        $t0,40($3)                   ;rezultatin e shumës qe gjendet ne $t0 vendose ne kujtesë në A[10].

 Shënim. Ne procesorin MIPS fjalët në kujtesë fillojnë në adresa që janë shumëfish i 4-trës. Kjo quhet “alignement restriction” . Prandaj, elementët A[5] dhe A[10] të vektorit A, gjenden në adresat 20 dhe 40 respektivisht.

Në formë të përgjithshme për të realizuar shumën S=A+B, duhet të kryhen këto operacione:

 

LOAD              r1,A

LOAD             r2,B

ADD                r1,r2,r3

STORE           r3,S

Në tabelën e mëposhtme paraqiten ndër vite procesorët, numri i regjistrave dhe tipi i arkitekturës së përdorur.

PROCESORI

NUMRI I “GENERAL PURPOSE
REGISTRES”

TIPI I ARKITEKTURES

VITI

EDSAC

1

AKUMULATOR

1949

IBM701

1

AKUMULATOR

1953

CDC6600

8

LOAD/STORE

1963

IBM360

16

REGISTER-MEMORY

1964

DEC PDP-11

8

REGISTER-MEMORY

1970

Intel 8008

1

AKUMILATOR

1972

Motorola 6800

2

AKUMILATOR

1974

DEC VAX

16

REGISTER-MEMORY, MEMORY/MEMORY

1977

Intel 8086

1

EXTENDED ACUMULATOR ose SPECIAL PURPOSE REGISTER

1978

Motorola 68000

16

REGISTER-MEMORY

1980

Intel 80386

8

REGISTER-MEMORY

1985

ARM

16

LOAD/STORE

1985

MIPS

32

LOAD/STORE

1985

HP PA/RISC

32

LOAD/STORE

1986

SPARC

32

LOAD/STORE

1987

PowerPC

32

LOAD/STORE

1992

DEC/Alpha

32

LOAD/STORE

1992

HP/Intel IA-64

128

LOAD/STORE

2001

AM64(EMT64)

16

REGISTER-MEMORY

2003

Diskutim

Ende pa komente.

Lini një Përgjigje

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Regjistroni adresën tuaj e-mail për të marrë artikujt e rinj nëpërmjet mesazheve ...

Kategori

Intel CPU Architectures

Procesore Apple Ax

Apple A12 Bionic
Këtë e pëlqejnë %d blogues: