jeni duke lexuar...
Ushtrime

Ushtrim no.2 – µprocesor Intel, mënyrat e adresimit

Le të marrim një rast konkret.

Në një procesor Intel, regjistrat DS, BX dhe SI dhe kujtesa qëndrore përmbajnë vlerat  si në figurën e mëposhtëme:

Cila do të ishte vlera e regjistrit akumulator AX, pas ekzekutimit të instruksioneve të mëposhtëm ?

  1. MOV   AX, 3600H
  2. MOV   AX,[1200]
  3. MOV   AX,BX
  4. MOV   AX,[BX]
  5. MOV   AX,1100H[BX]
  6. MOV   AX,[BX][SI]

Zhvillim :

Në një procesor Intel adresa fizike me të cilën adresohet kujtesa qëndrore përftohet sipas mekanizmit që skematikisht paraqitet në figurën e mëposhtëme (shëmbulli i përket procesorëve Intel 8088/8086 që kanë regjistra segmenti 16 bitë dhe që gjenerojnë adresa fizike me madhësi 20 bitë).

P.sh. në se DS = 2000H dhe zhvendosja është 1200H, atëherë adresa fizike do të rezultonte :

20000H + 1200H=21200H

Do të rezultonin këto vlera në hexadecimal (H) në regjistrin  AX me gjatësi 16 bitë:

  1. MOV   AX, 3600H                Adresim imediat                 AX = 3600H
  2. MOV   AX,[1200]                  Adresim direkt                    AX = 4C2AH
  3. MOV    AX,BX                                                                 AX = 0100H
  4. MOV    AX,[BX]                  Adresim register indirekt      AX = 3412H
Sqarim : Adresa = [DS]+[BX] = 20000H+100H= 20100H

5. MOV    AX,1100[BX]                                                          AX = 4C2AH

Sqarim : Adresa = [DS]+[BX]+1100H = 20000H+100H+1100H= 21200H

6. MOV    AX,[BX][SI]             Adresim me bazë + index    AX = 7856H


Diskutim

Ende pa komente.

Lini një Përgjigje

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: