jeni duke lexuar...
Leksione

Dallimet RISC – CISC në formë të përmbledhur…

CISC (Complex Instruction Set Computer) dhe RISC (Reduced Instruction Set Computer) duhen konsideruar si dy filozofi apo strategji të ndryshme në konceptimin e ISA (Instruction Set Architecture).

Ashtu si çdo strategji, edhe CISC/RISC, përpunohen duke marrë në konsideratë tërësinë e teknologjive ekzistuese, të cilat kanë kufizimet e tyre, që ndryshojnë me kohën.  Prandaj,  duhen trajtuar në kontekstin historik që ato kanë ekzistuar.

Kështu, tre janë teknologjitë që kanë influencuar CISC dhe tranzicionin drejt RISC. Ato janë : Kujtesa qendrore dhe sekondare, kompilatorët dhe VLSI (Very Large Scale Integration Circuits).

1.       Kujtesa qendrore dhe sekondare

Ne vitet ’70 kujtesa qëndrore ishte një komponent shumë i shtrenjtë i kompjuterit. Kështu në 1977, 1 MB RAM kushtonte rreth 5000 USD. Ndërsa kujtesa sekondare, konsiderohej mjaft e ngadalte. Në këto kushte, një ISA  duhej të kishte densitet kodi të lartë me qëllim që të ajo të mund të krijonte programe të shkurtër. Natyrisht që CISC ishte zgjidhja më e përshtatshme për atë kohë.  Nga ana tjetër, ngadalësia e kujtesës qendrore në krahasim me CPU, kërkonte që veprimet komplekse, p.sh. “Floating Point”, në vend që të realizoheshin me  subrutina, te përfshiheshin në bashkësinë e instruksioneve, për tu realizuar më shpejt dhe më thjesht me mikroprogramim.

2.       Kompilatorët

Ne atë periudhë (vitet ’60-’70), kompilatorët ishin mjaft primitivë.  Prandaj, “semantic gap” ndërmjet HLL (“High Level Languages) dhe ISA duhej të ishte e reduktuar. Pra, një ISA e tipit CISC rezultonte të ishte mjaft e përshtatshme. Por, nga ana tjetër, një ISA e tillë nuk le vend për optimizime të kodit të gjeneruar nga kompilatorët. Madje, ideja e  John Cocke, për te pasur një ISA me instruksione të thjeshtë (IBM 801 minicomputer) lindi pikërisht për te mundësuar optimizimin e kodit te gjeneruar prej kompilatorëve.

3.       VLSI

Ne vitet ’70 dhe fillimi i ’80 densiteti i  transistorëve në qarqe VLSI ishte shumë më i ulët, krahasuar me  ditët e sotme. Rrjedhimisht krijimi i procesorëve me arkitektura CISC të sofistikuara, në një “chip” të vetëm, ishte praktikisht i pamundur.  Këta procesorë realizoheshin në disa “chip” duke sjellë natyrisht panalizime në uljen e shpejtësisë, si pasojë e komunikimit ndërmjet “chip-eve”. Pionierët e RISC (D. Patterson, etj.) konsideruan faktin që thjeshtimi dhe reduktimi i instruksioneve, do të sillte thjeshtim të hardware, dhe për rrjedhojë edhe zvogëlim të numrit të transistorëve. Ne këtë mënyrë, një procesor performant do të mund të integrohej në një “chip” të vetëm. Dhe ashtu ndodhi.

————

Dallimet thelbësore ndërmjet arkitekturave CISC (Complex Instruction Set Computer) dhe RISC (Reduced Instruction Set Computer) janë përmbledhur në tabelën e mëposhtëme.

Për të ilustruar këtë tabelë, këtu më poshtë krahasohen disa procesorë tipikë RISC/CISC.

Diskutim

Ende pa komente.

Lini një Përgjigje

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: