jeni duke lexuar...
Leksione, Ushtrime

Dallimet RISC-CISC në shifra…

Për të parë nje aspekt sasior të dallimit RISC / CISC, le të marrim një shembull që ka të bëjë me shumëzimin e dy numrave:

Të shkruhet procedura që llogarit produktin P=10 * 5 në një kompjuter me procesor CISC dhe pastaj në një RISC.

CISC

mov  ax,10

mov bx, 5

mul bx,ax

RISC

mov ax,0

mov bx,10

mov cx,5

begin: add ax,bx          ; loop do te ekzekutohet 5 herë ( CX=5)

loop begin

Llogaritim numrin e cikleve të clockut për dy sekuencat e mësipërme të instruksioneve:

CISC : Numri i cikleve të clokut do të jetë :

(2 inst. mov x 1cikël) + (1 inst. mul x 30 cikle) = 32 cikle clocku

RISC : Numri i cikleve të clokut do të jetë :

(3 inst. mov x 1cikël) + (5 inst. add x 1 cikël) + (5 inst. loop x 1 cikël) = 13 cikle clocku

Duke u nisur nga ekuacioni themelor i llogritjes së performancave të një procesori :

KOHA exe =NI*CPI*Tc

Ku : 

– NI : Numri i instruksioneve të programit.

– CPI :  Cikle Për Instruksion dhe shpreh numrin mesatar të cikleve të clockut të nevojshëm për ekzekutimin e një instruksioni.

– Tc :  Eshtë kohëzgjatja e një cikli clocku dhe është funksion i teknologjisë së përdorur.

mund të nxjerrim si përfundim:

Procesorët CISC :   Kërkojnë të zvogëlojnë kohën e ekzekutimit të një programi duke reduktuar numrin e instruksionve NI.

Procesorët RISC :   Kërkojnë të zvogëlojnë kohën e ekzekutimit të një programi duke reduktuar numrin e cikleve të clockut për instruksion (CPI).

Për cikël clocku (Tc) të njëjtë, koha e ekzekutimit të produktit P=10 x 5 do të jetë me e shkurtër për procesorin RISC në krahasim me atë CISC (13/32 cikle clocku). Pra, përfundimisht, për rastin në fjalë, procesori RISC rezulton më performant se CISC.

Diskutim

Ende pa komente.

Lini një Përgjigje

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: