jeni duke lexuar...
Ushtrime

Ushtrim…llogaritje në një bus

Supozojme se ne nje sistem qendror, CPU dhe kujtesa qendrore ndajne nje bus sinkron te perbashket me gjeresi 32 bite dhe frekuence 100 MHZ. Nje fjale e kujteses me gjatesi 64 bite lexohet ne 50 ns. Ne kete sistem nje lexim nga kujtesa kryhet ne 8 cikle busi ose 80 ns duke bere qe debiti efektiv ne busin procesor-kujtese te jete 100 MB/s.

Te gjenden :

  1. Ne se kujtesa zgjerohet p.sh. ne 128 bite, atehere a do te mund te lexohet ajo ne 50 ns. dhe sa do te jete debiti efektiv ne kete rast?
  2. Sa eshte faktori i shfrytezimit te busit (raporti i cikleve gjate te cilave perdoret busi) per te siguruar debitin efektiv te mesiperm?
  3. Ne se faktori i shfrytezimit te busit do te ishte 100 % (gje e cila mund te arrihet duke shtuar kujtesa suplementare), atehere cili do te ishte debiti efektiv qe do te arrihej ne kete rast?

Zgjidhje :

a.

Koha e plote per leximin e nje fjale me gjeresi 128 bite nga kujtesa do te ishte :

  1. Nje cikel (busi) nevojitet per te derguar nje adrese drejt kujteses ( PC–> S).
  2. Kujtesa kerkon 50 ns. ose 5 cikle per te lexuar 64 bite (1/2 fjale kujtese). (Mem(S) –> B/2).
  3. Kujtesa kerkon 50 ns ose 5 cikle per te lexuar 64 bitet suplementare (1/2 fjale kujtese). (Mem(S) –>B/2).
  4. Do te nevojiten 4 cikle per te derguar 128 bite nga kujtesa ne CPU nepermjet nje busi me gjeresi 32 bite (B –>AC ose drejt kujteses kashé).

Pra, per te lexuar nje fjale me gjeresi 128 bite nga kujtesa, nevojiten ne total 15 cikle ose 150 ns. .

Atehere debiti efektiv ne kete rast do te ishte :

1 / 150 10-9   lexime/sek * 16 byte/lexim = 6.7 10*16  = 107.2 MB/S.

b.

Debiti maksimal i busit me gjeresi 32 bite qe funksionon me shpejtesi 100 MHZ do te ishte :

1 / 10 10-9   lexime/sek * 4 byte/lexim = 0.1 109    * 4 byte/lexim = 400 MB/s.

Faktori i shfrytezimit te busit do te jete :

107.2 MBS/ 400 MBs = 0,268

Pra afresisht  27 %.

c.

Ne kete rast debiti efektiv do te ishte = me debitin maksimal, pra 400 MB/s.

Diskutim

Ende pa komente.

Lini një Përgjigje

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Regjistroni adresën tuaj e-mail për të marrë artikujt e rinj nëpërmjet mesazheve ...

Kategori

Intel CPU Architectures

Procesore Apple Ax

Apple A12 Bionic
Këtë e pëlqejnë %d blogues: