jeni duke lexuar...
Ushtrime

Ushtrim…komunikimi CPU-kujtesë në buse sinkron dhe asinkron

Një bus i tipit sinkron ka një cikël clocku 50 ns. dhe çdo transmetim në bus kryhet natyrisht brenda një cikli clocku. Në një bus tjetër të tipit asinkron procedura “handshake” kërkon 40 ns. Një fjalë të dhënash në kujtesën qëndrore lexohet për 200 ns. Gjerësia e busit, në të dy rastet, është 32 bitë.

Të gjenden:

1. Shpejtësia e trasnsmetimit të të dhënave që lexohen në kujtesë për rastin e busit sinkron.

2. Debiti i busit sinkron.

3. Shpejtësia e trasnsmetimit të të dhënave që lexohen në kujtesë për rastin e busit asinkron.

Zhvillim

1. Bus sinkron- procedura e komunikimit paraqitet në figurën e mëposhtme.

 

figura 4-1

 

Procedura e leximit të një fjale në kujtesë do të ndjekë këto hapa:

a. Dërgohet adresa në kujtesë  : 50 ns.

b. Lexohet kujtesa : 200 ns.

c. Fjala (4 byte) e lexuar vendoset në CPU :  50 ns.

Pra, në çdo 300 ns. lexohen 4 byte. Rrjedhimisht shpejtësia e trasnsmetimit të të dhënave për rastin e busit sinkron do të ishte :

4 byte/300ns = 13.3 MB/s.

2. Debiti ose “bandwith” llogaritet nga formula :

Debiti = 1/vonesë * gjerësia e bustit = 1/50*10-9 X 4= 80 MB/s.

3. Bus asinkron- komunikimi paraqitet në figurën e mëposhtme.

figura 4-2

 

a. Dërgohet adresa në kujtesë  (handshake Req/Ack No.1) : 40 ns.

b. Lexohet kujtesa : 200 ns.

c. Fjala (4 byte) e lexuar vendoset ne CPU (Req/Ack No.2 +  Ack/Read No.3 ) :  40 + 40 ns.

Pra,  çdo 320 ns. lexohen 4 byte. Rrjedhimisht shpejtësia e trasnsmetimit të të dhënave për rastin e busit asinkron do të ishte :

4 byte/320ns = 12.5 MB/s.

Diskutim

Ende pa komente.

Lini një Përgjigje

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Regjistroni adresën tuaj e-mail për të marrë artikujt e rinj nëpërmjet mesazheve ...

Kategori

Intel CPU Architectures

Procesore Apple Ax

Apple A12 Bionic
Këtë e pëlqejnë %d blogues: