jeni duke lexuar...
Leksione, Ushtrime

Pipeline…latency / throughput

Shërben vetëm për ilustrim

Supozojmë se kemi dy procesorë të ndryshëm të organizuar sipas :

  1. “Single-cycle datapath” ose vetëm me një stad pipeline me cikël clocku T1.
  2. Një pipeline me n stade dhe me një cikël clocku Tn.

Të gjenden :

  1. “Datapath latency”  për procesorin “single cycle”.
  2. “Datapath latency”  për procesorin pipeline.
  3. Cili prej tyre ka “Datapath latency”   më të vogël dhe pse?
  4. Debiti (“throughput”) i ekzekutimit , të shprehur në MIPS, të një numri të madh instruksionesh [neglizho vonesën (latency)] për procesorin “single cycle”.
  5. Debiti (“throughput”) i ekzekutimit , të shprehur në MIPS, të një numri të madh instruksionesh [neglizho vonesën (latency)] për procesorin pipeline.
  6. Cili prej tyre kadebit (”throughput”) më të madh dhe pse?

Shënim :

“Datapath latency”  shpreh kohën e ekzekutimi te një instruksioni të vetëm, ose siç quhet ndryshe “instruksioni të izoluar”.

Zhvillim:

  1. “Datapath latency”   për procesorin “single cycle” = T1.
  2. “Datapath latency”  për procesorin pipeline  = n x Tn.
  3. Procesori “single cycle”, ose vetëm me një stad, realizon kohë ekzekutimi të instruksionit  (“Datapath latency” ) më te vogël, sepse T1 mund të bëhet më i vogël se sa n x Tn.
  4. Debiti i pipeline shpeh numrin e instruksioneve që ekzekutohen në njësinë e kohës (sekondë). Pra, për rastin e “single cycle” do të ishte  1/T1. E shpehur në MIPS do të ishte = 10-6/T1 MIPS*.
  5. Debiti i procesorit pipeline është = 10-6/Tn MIPS.
  6. Meqënëse Tn është afërsisht 1/n x T1 , atëherë procesori pipeline ka një debit më të madh se sa procesori  “single cycle”. Teorikisht rezulton se speedup = n.

*MIPS = Million Instructions per Second.

Diskutim

Ende pa komente.

Lini një Përgjigje

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Regjistroni adresën tuaj e-mail për të marrë artikujt e rinj nëpërmjet mesazheve ...

Kategori

Intel CPU Architectures

Procesore Apple Ax

Apple A12 Bionic
Këtë e pëlqejnë %d blogues: