jeni duke lexuar...
Ushtrime

Ushtrim…kujtesë kashé “direct mapped”

Supozoni se një kompjuter  disponon një kujtesë qëndrore prej 1024 K fjalësh dhe një kujtesë kashe me madhësi 32 K fjalë. Kujtesa kashé është e tipit ”direct mapped cache » me madhësi blloku prej 16 fjalësh. Adresimi i kujteses bëhet me bazë fjalën.  Të gjendet sa bitë do të ishte madhësia e zonës “cache tag” dhe « cache index » të adresës ?

Zhvillim

Meqënëse kujtesa qëndrore është 1024 K  fjalë , dhe meqënëse adresimi bëhet mbi bazën e fjalës, atëherë për të adresuar këtë kujtesë do të nevojiteshin 20 bitë. Kujtesa kashé është 32K fjalë dhe meqenese në një bllok ose rresht ka 16 fjalë, atëherë kujtesa kashé do të kishte (32 * 1024)/16=2048  rreshta. Për të adresuar këta rreshta do të duhen 11 bitë . Pra, “cache index” është 11 bitë.

Për të përcaktuar në mënyrë të vetme sejcilën fjalë brenda  rreshtit, do të duhen 16 vlera të ndryshme që mund të përcaktohen me 4 bitë. Pra “byte select” është 4 bitë.

 Përfundimisht madhësia e zonës së adresës së quajtur « cache tag » do të ishte :

20 bitë – (11+4) bitë = 5 bitë

Skematikisht kujtesa kashé është paraqitur në figurën e mëposhtëme.

Diskutim

3 mendime mbi “Ushtrim…kujtesë kashé “direct mapped”

  1. ne skemen e paraqitur duhen bere dy rregullime:
    bits of data duhen nga 0…14 dhe jo 15,
    lidhja e tag-ut te bllokut 3 duhet bere me cache tag, dhe jo me cache index

    Postuar nga Klevis Mino | 2 Shtator 2012, 15:50
    • Adresimi i kësaj kujtese kashé bëhet:

      Byte select – bitët 0-3 = 4 bit
      Cache index – bitët 4-14 = 11 bit
      Cache tag – bitët 15-19 = 5 bit

      Cache index sherben per te perzgjedhur rreshtin ne kashé direct mapped.
      Cache tag krahasohet me adresën qe procesori dergon drejt kujtesës. Kjo kryhet nëpërmjet një krahasuesi hardware, shënuar me = në figurë.

      Postuar nga agimcami | 2 Shtator 2012, 18:18
  2. duhet theksuar qe 1 K=1024 ,sepse nuk eshte vene ne dukje ky fakt i domosdoshem.

    Postuar nga Enriketa Konica | 28 Qershor 2012, 19:33

Lini një Përgjigje

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Regjistroni adresën tuaj e-mail për të marrë artikujt e rinj nëpërmjet mesazheve ...

Kategori

Intel CPU Architectures

Procesore Apple Ax

Apple A12 Bionic
Këtë e pëlqejnë %d blogues: