jeni duke lexuar...
Ushtrime

Ushtrim…kujtesë kashé “fully associative”

Nje kompjuter  disponon nje kujtese qendrore prej 4096 K fjalesh dhe nje kujtese kashé me madhesi 64 K fjale. Kujtesa kashe eshte e tipit ”fully associative cashe” me madhesi blloku prej 32 fjalesh. Adresimi i kujteses behet me base fjalen.

 Te gjendet:

a. Sa eshte numri i krahasuesve hardware te nevojshem ?

b. Sa bite do te ishte madhesia e zones “cache tag” te adreses ?

Zhvillim

Duke qene se kujtesa qendrore eshte 4096 K  fjale , dhe meqenese adresimi behet mbi bazen fjalen, atehere per te adresuar kete kujtese do te duhen 22 bite. Kashe eshte 64 K fjale dhe meqenese ne nje bllok ose rresht ka 32 fjale, atehere kujtesa kashe do te kete (64 * 1024)/32= 2048  rreshta.

Meqenese ne nje kujtese kashe te tipit “fully associative”, çdo bllok ose rresht disponon nje krahasues te vecante, atehere numri i krahasuesve do te ishte i barabarte me numrin e rreshtave, pra 2048 krahasues.

Per te percaktuar ne menyre te vetme secilen fjale brenda rreshtit do te duhen 32 vlera (rreshta) te ndryshem qe mund te shprehen me 5 bite. Pra “byte select” eshte 5 bite.

Perfundimisht madhesia e zones se adreses se quajtur « cache tag » do te ishte : 

22 bite – 5 bite = 17 bite

Skematikisht kujtesa kashé “fully associative” me gjatësi fjale=16 bitë është paraqitur në figurën e mëposhtëme.

Diskutim

Ende pa komente.

Lini një Përgjigje

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: