jeni duke lexuar...
Leksione

Hierarkia e kujtesës kashé

Në tabelën e mëposhtëme përmblidhen disa nga karakteristikat e kujtesës kashé (nivelet L1, L2, L3) dhe të kujtesës qëndrore (Main Memory).

Si duhet të interpretohet kjo tabelë?

Për të optimizuar parametrat thelbësorë të kujtesës kashé, ajo ndahet në disa nivele, duke formuar atë qe zakonisht njihet si hierarkia e kujtesës kashé ose kashé me disa nivele (“multilevel caches”). Kështu, këta nivele sigurojnë një kompromis të mirë ndërmjet dy parametrave : “hit time ose t hit” dhe “miss-rate” :

Në nivelin L1 (të ndarë në I$=Instruksion dhe D$=Data) tentohet të zvogëlohet “t hit“, sepse :

– Instruksionet kanë akses të shpeshtë në këtë kujtesë, prandaj koha e kapjes së saj “t hit“, duhet të jetë e vogël,

– Meqenëse “t miss“, nuk është shumë e lartë (10 ns), atëherë vlera e “miss-rate” nuk është shumë e rëndësishme,

– Për të zvogëluar “t hit“, ky nivel ka kapacitet i vogël dhe “associativity” i ulët,

– Për të zvogëluar konfliktet në kashé, ajo organizohet në blloqe të vegjël.

Duke u ngjitur drejt kujtesës qëndrore (nivelet L2, L3) i jepet përparësi parametrit “miss-rate” në krahasim me “t hit“. Kjo sepse :

– Në L2, L3, instruksionet kanë akses JO të shpeshtë në këtë kujtesë, prandaj vlera  “t hit” nuk është e rëndësishme,

– Meqenëse “t miss“, është shumë e madhe (30-100 ns), atëherë vlera e “miss-rate” duhet të jetë sa më e vogël,

– Për të zvogëluar “miss-rate” rriten kapaciteti, “associativity” dhe madhësia e bllokut të niveleve L2, L3.

Në procesorët e sotëm, nivelet L2 dhe L3 të kujtesës kashé, vendosen brenda “chip-it” të procesorit duke bërë që ajo (kashé) të okupojë 30-70 % të siperfaqes së siliciumit të procesorit.

Diskutim

Ende pa komente.

Lini një Përgjigje

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: