jeni duke lexuar...
Ushtrime

Ushtrime…kujtesë kashé, llogaritje AMAT

Ushtrim 1.

Sistemi i kujtesës të një kompjuteri është i përbërë nga dy nivele : kujtesë kashé dhe kujtesë qëndrore. Kohëzgjatjet me të cilat procesori lexon këto kujtesa janë respektivisht 10 ns. dhe 100 ns.“Cache hit” ose “hit rate” është 90 %.

Të llogaritet koha mesatare e kapjes (Average Memory Access Time) të kësaj kujtese.

Zhvillim

Average Access time = Hit Time   + (Miss Rate  * Miss Penalty)= Hit Time + (1-HitRate)* Miss Penalty

“Miss Penalty” është koha e nevojshme që një bllok informacioni të afrohet një nivel kujtese më pranë procesorit, plus kohën e duhur që ky bllok ti përcillet atij (procesorit). Në rastin tonë mund të llogaritim:

Miss Penalty = Central Memory access time + Hit time = 100 + 10 = 110 ns.

Duke zevendësuar në formulë, përftojmë :

Average Access time = 10  +  ( 1-0.9 ) * 110=10 + 11 = 21 ns.

Pra, AMAT = 21 ns.

Ushtrim 2.

Një procesor, që ka nje cikël clocku prej 2 ns, komunikon me një kashé dhe kujtesë qëndrore që sigurojnë këto parametra : miss rate = 15%, hit time = 1 cikël clocku, kujtesa qëndrore lexohet ne 35 cikle clocku.

Të llogariten :

a. Koha mesatare e kapjes së kujtesës (Averige Memory Access Time).

b. Në këtë sistem, duke dyfishuar madhësinë e kujtesës kashé arrihet që miss rate të bëhet = 0.07. Por, ky ndryshim sjell domosdoshërisht rritjen e kohës “hit time”. Të llogaritet vlera  max. e “hit time” me qëllim që perfomancat e sistemit të mos të jenë më të ulta se ne rastin a.

Zhvillim

a. Miss penalty = Main memory access time  + Hit time = 35 + 1 = 36 cikle clocku

AMAT = Hit Time   + (Miss Rate  * Miss Penalty) =  1  + 0.15 x 36 = 6.4 cikle clocku  ose 12.8 ns

b. Në këtë rast do të duhet që AMAT te jete <= 12.8 ns.

hit time = AMAT – (Miss Rate  * Miss Penalty) = 12.8 ns – 0.07 x 72 ns = 7.76 ns

Pra, që sistem të jetë po aq performant sa ai i mëparshmi,  do të duhet që “hit time” < 7.76 ns.

Diskutim

Ende pa komente.

Lini një Përgjigje

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: