jeni duke lexuar...
Artikuj, Literature, Të ndryshme

CISC vs. RISC – historia dhe e ardhmja sipas njërit prej pionerëve të RISC

Profesor David Patterson është një nga pionierët e procesorëve RISC. Në vitet 1981-1982 së bashku me një ekip të “University of California, Berkeley”  ai krijoi procesorin e parë RISC I. Edhe emërtimet RISC/CISC i atribuohen D.Patterson-it. Këtu është një kopje e artikullit të D.Patterson dhe C.Séquin ku ata trajtojnë procesorët RISC I dhe II.

RISC I - Material i shkruar me dore rreth ISA RISC IDavid Patterson në një artikull  analizon shkurtimisht të kaluarën dhe parashikon të ardhmen e ballafaqimit RISC/CISC. Këtë ballafaqim, ai e shtrin në tre periudha kohore:

Periudha Para-PC (fundi i ’70 – fillimi ’80),

Periudha PC (mesi i ’80 – mesi i ‘2000),

Periudha Post-PC (mesi 2000 – e në vazhdim).

Para-PC : Fillimet e « betejës » RISC/CISC

Falë përdorimit të një ISA me instruksione të reduktuar dhe të thjeshtë, mundësohet ekzekutimi në pipeline i instruksioneve, të cilat bënë që procesorët RISC I, dhe me vonë RISC II, të jenë mjaft më të shpejtë se procesorët CISC të asaj periudhe (Digital VAX, Intel iAPX-432, Intel 8086).

PC : CISC (Intel X86) reagon dhe e fiton « betejën » në këtë fazë në fushën e PC-ve ndaj RISC sepse :

1. Intel arriti të barazojë diferencën në performancë me procesorët RISC, falë kjo reagimit të Intel :

a. Instruksionet e thjeshta me përdorim të shpeshtë të një ISA x86  përkthehen me hardware në instruksione të brendshme të tipit RISC. Kjo mundëson ekzekutimin e tyre në “pipeline”, “superscalar” etj.

b. Teknologjia që zotëronte Intel në prodhimin e gjysmë-përçuesve ishte më e avancuar se ajo e prodhuesve e procesorëve RISC.

c. Ligji i Moore bëri që në mikroprocesorët Intel të përfshihen ALU me presje notuese dhe kujtesat kashé duke bërë që “CISC tax*” të okupojë gjithmonë e më pak vend në një “chip”.

2. Popullariteti në rritje i IBM PC kombinuar me shpërndarjen e softuerit në format binar e bënë bashkësinë e instruksioneve x86 shumë të vlefshme. Kompatibiliteti binar me këtë bashkësi duhej të ruhej me çdo çmim.

*Patterson përdor emërtimin e “CISC tax”, që duhet konsideruar si çmimi që duhet të paguajë një procesor me bashkësi komplekse instruksionesh për të qenë kompetitiv me një procesor RISC. Praktikisht “Cisc tax” konsiston në faktin që CISC, p.sh. procesor Intel x86, ka pipeline të gjata, ” extra translation hardware” dhe mikroprogram të mbushur me veprime komplekse.

Post-PC : Ridominimi i procesorëve RISC

Në këtë periudhë, klientët janë PMD (Personal Mobile Devices, si p.sh. “smartphones” dhe tableta ) ndërsa si server shërben “Cloud Computing”.

Procesorët RISC dominojnë në klientët PMD sepse :

a. Kemi të bëjmë me një “software stack” të ri (Android, Simbian, iOS) dhe shpërndarja e softwarit bëhet nëpërmjet modelit “Application Store” ose web-browser. Kjo gjë zvogëlon ndjeshëm nevojën për një kompatibilitet binar që aplikacionet duhet të sigurojnë.

b. Procesorët RISC kanë efektivitet energjetik më të lartë se CISC

c. Procesorët RISC janë më të vegjël rrjedhimisht me kosto më të ulët.

E kundërta ndodh me “Cloud Computing”. Këtu dominojnë procesorët CISC. Që të mund të konkurrojnë këtu, procesorët RISC duhet të ofrojnë adresim 64 bit të kujtesës, kujtesë ECC, dhe një mbështetje më e mirë të makinave virtuale.

Për vitin 2010, raporti i procesorëve RISC:CISC të prodhuar luhatet nga 10:1 deri në 15:1 në favor të RISC.

Këtë artikull mund ta lexoni të plotë këtu më poshë:

David Patterson Risc-vs-Cisc-part1/part2

Diskutim

Ende pa komente.

Lini një Përgjigje

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Regjistroni adresën tuaj e-mail për të marrë artikujt e rinj nëpërmjet mesazheve ...

Kategori

Intel CPU Architectures

Procesore Apple Ax

Apple A12 Bionic
Këtë e pëlqejnë %d blogues: