jeni duke lexuar...
Raste Studimi

Ligji i Amdahl-it – vlerësim kosto/performancë për një “CPU-upgrade”

Ligji i Amdah-litSupozoni se nga vëzhgimi që ju i keni bërë punës së kompjuterit tuaj personal, keni vënë re se mesatarisht CPU e tij është i ngarkuar në 50 % të kohës. Pjesën tjetër, pra 50 % të kohës, procesori pret që operacionet  I/O të përfundojnë.

Ju po mendoni që të kryeni një “upgrade” procesorit tuaj, duke e zevendësuar ekzistuesin me një tjetër, që është 2 herë më  i shpejtë. (p.sh. Intel Pentium 4 3.46 GHz. zevendësohet me një Pentium Dual Core T4200 2Ghz)*. Çmimi i procesorit të ri është 3.5 herë më i lartë se ai ekzistuesi dhe përbën 20 % të vlerës së kompjuterit kur ju e keni blerë atë.  A mund të vlerësoni raportin kosto/performancë të kësaj “upgrade” ?

Zhvillim

Bazuar në ligjin e Amdah-lit do të kemi:

Ku: F është pjesa që optimizohet me faktorin S.

Në rstin tonë kemi :

F = 50 %=0.5   ; është pjesa që optimizohet (CPU)

S= 2                   ; është madhësia me të cilën rritet performanca e CPU-së.

Duke zevendësuar në barazimin e mësipërm gjejmë:  Speedup : 1/(1-0.5 + 0.5/2) = 1.33

Pra, perfomancat globale të kompjuterit, pas “upgrade” të procesorit, do të rriteshim me 33 % krahasuar me kompjuterin ekzistues.

 Sa do të na kushtonte kjo “upgrade”? Për këtë llogaritim :

 Çmimi i ri = (1-0.2)* çmimi i blerjes + 0.2*3.5*çmimi i blerjes =  1.5*çmimi i blerjes.

 Pra, çmimi do të rritej me 50 % , ndërkohë që performanca e kompjuterit tonë rritet vetëm me 33 %.

Përfundimi : shpenzimi nuk e justifikon përfitimin në performancë.

Përcaktoni barazimin që shpreh raportin optimal kosto/përfitim për këtë rast!

*Shënim : Supozoni se programet që ju përdorni përfitojnë maksimalisht (100 %) nga një procesor “multicore”.

Diskutim

Ende pa komente.

Lini një Përgjigje

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: