jeni duke lexuar...
Leksione, Literature, Njoftime

Libri “Bazat e Qarqeve Logjike” gjendet në Internet

Libri “Bazat e Qarqeve Logjike”, ISBN 978-0-244-72326-2, është tashmë disponibël në Internet në formatin e-book (Adobe Digital Edition Format) në adresën e mëposhtme:

book_blue.gif

 

 

Libri “Bazat e Qarqeve Logjike” është një tekst studimi për studentët e Degës Informatikë.

Informatika konsiderohet si aktiviteti shkencor, teknik dhe industrial që përpunon në mënyrë automatike informacionin. Por çfarë është informacioni në thelbin e tij? A mund ta shprehim atë në formë sasiore, pra të mund ta masim atë? Cilat janë kushtet që ky informacion, rastin e një sistemi kompjuterik, të përcillet i sigurtë dhe pa shtrembërime nga burimi në destinacion?

Kompjuterat aktualë mbështeten mbi Elektronikën Digitale, e cila bazohet në një paradigmë të vjetër gati tetëdhjetë vjeçare : atë të interpretimit të tensionit elektrik në formë digitale binare. Cilat janë arsyet që kanë çuar në adoptimin e kësaj metode? Cilat janë avantazhet dhe të metat e saj? A do të mund të zëvendësohet ajo me një paradigmë tjetër në të ardhmen?

Ju me siguri dini që kompjuterat janë të ndërtuar prej qarqeve elektronikë. Në bazë të tyre qëndrojnë qarqet logjike. Cilët janë konceptet themelore që qëndrojnë në bazë të ndërtimit të këtyre qarqeve ? Cilat janë të përbashkëtat dhe dallimet ndërmjet  tyre? Po faktori kohë si ndikon në këto procese ? A ekzistojnë metoda formale për konceptimin e qarqeve logjikë kompleksë?

Këto janë pyetje thelbësore për shtrohen para kujdo që fillon të studiojë Informatikë. Ky libër përpiqet tu japë përgjigje pikërisht këtyre pyetjeve. Ato përbëjnë themelin, origjinën ku mbështetet struktura e kompjuterave. Prandaj, si i tillë, libri shërben për këdo që fillon të studiojë Informatikë, por edhe për profesionistët që, siç ndodh shpesh, kthimi në origjinë shërben për një “fillim” të ri.

 

PERMBAJTJA

Hyrje në Teorinë e Informacionit
Abstarksioni Digital, Gjysmë-përçuesit
Qarqet Kombinatorë
Qarqet sekuencialë
Finite State Machines

 

Diskutim

Ende pa komente.

Lini një Përgjigje

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Regjistroni adresën tuaj e-mail për të marrë artikujt e rinj nëpërmjet mesazheve ...

Kategori

Intel CPU Architectures

Procesore Apple Ax

Apple A12 Bionic
Këtë e pëlqejnë %d blogues: