Arkitektura e kompjuterave

Në mënyrë të përmbledhur këtu jepen pjesë të shkëputura nga cikli i leksioneve “Arkitektura e Kompjuterave”. Ky cikël leksionesh mbahet në Universitetin e Tiranës dhe në disa universitete private në Tiranë.

Të plota ato do ti gjeni në librin “Arkitektura e Kompjuterave“, ISBN 978-9928-4083-6-5, Botim i parë, Tiranë 2011.

Libri “Arkitektura e Kompjuterave” e ka zanafillën në një cikël të shkurtër leksionesh të përgatitura filimisht për studentët e Degës së Informatikës në Fakultetin e Shkencave Natyrore të Tiranës. Me kalimin e viteve, bërthama e leksioneve u rrit, u ndryshua dhe u përshtat disa herë deri sa erdhi më në fund në një libër …

Libri i kushtohet tërësisht ndërtimit dhe funksionimit të kompjuterave. Në kapitujt e tij, trajtohen koncepte të rëndësishme të tilla si formatet e paraqitjes së numrave, operatorët arithmetikë e logjikë, struktura e instruksioneve, ISA, funksionimi i CPU, mikromakinat, procesorët “pipeline”, sekuencorët, hierarkia e kujtesave, karakteristika të kujtesave RAM, kujtesa kashé, ndërfaqësimi CPU-Periferikë, ndërprerjet, DMA, Procesorët I/O, etj.

Cilët janë lexuesit e këtij libri ? Pavarësish se ju intereson hardware ose software, konceptet kryesore në ndërtimin dhe organizmin e kompjuterit janë të njëjta dhe po aq të vlefshme për këdo. Në ketë aspekt “Arkitektura e Kompjuterave” është një disiplinë që bën pjesë në formimin bazë të profesionisteve të informatikës. Prandaj, në se kërkoni seriozisht të bëni përpara në profesionin tuaj, këtu do të gjeni baza të shëndosha për tu mbështetur.

Agim Çami

Lektor i lëndës “Arkitekturë e Kompjuterave” në Universitetin e Tiranës

Komentet janë mbyllur.

Regjistroni adresën tuaj e-mail për të marrë artikujt e rinj nëpërmjet mesazheve ...

Kategori

Intel CPU Architectures

Procesore Apple Ax

Apple A12 Bionic
Këtë e pëlqejnë %d blogues: