Kapitulli 4 – Njësia e kontrollit. Sekuencori i komandave

Këto janë temat që trajtohen në këtë kapitull:

– Të përgjithëshme dhe përkufizime rreth sekuencorëve, si pjesë e njësisë së kontrollit.

– Diçka më shumë rreth konceptit “clock”.

– Çfarë  janë komandat që gjeneron një sekuencor. Sekuencorët hardware.

– Sekencorët e mikroprogramuar. Modeli Wilkes.

– Kodimi i mikroinstruksioneve. Shëmbull.

– Shëmbull : sintetizimi i njësisë së kontrollit të një procesori të thjeshtë.

– Njohuri mbi performancat e procesorëve.

– Fuqia e konsumuar nga një procesor.

….pjesë nga leksioni…

Përkufizim

Sekuencori qendror i një kompjuteri është një automat që gjeneron komanda, të cilat aplikohen në elementet e ndryshëm të njësisë qëndrore.

Daljet e gjeneruara prej sekuencorit janë sinjale komandash, që aplikohen gjatë rrugës se të dhënave (datapath) sipas një diagrame kohore të caktuar, që varet nga koha e përgjigjes së njësive të komanduara.

Hyrjet e sekuencorit përftohen prej :

·         Instruksionit ku përfshihen kodi i operacionit, mënyrat e adresimit, indekset dhe regjistrat që përdoren

·         Gjendjet e makinës ku përfshihet përmbajtja e regjistrit të gjendjes se njësisë se kontrollit.

Skematikisht kjo situatë është paraqitur në figurë.

Procesorët  mund të jenë :

·         Asinkronë : në këtë rast operacionet e ndryshëm realizohen me ritmin e tyre. Në këtë rast sekuencori pret për përfundimin e një operacioni para se të lëshoje ekzekutimin e operacionit tjetër.

·         Sinkronë : në këtë rast operacionet e ndryshëm sinkronizohen nga një sinjal ore (clock), në bazë të të cilit gjenerohen komandat e njëpasnjëshme duke i lënë operacioneve kohën e nevojshme për tu realizuar.

Praktikisht sot të gjithë kompjuterat janë të tipit sinkron. Megjithatë kompjuterët e mëdhenj mund të jenë pjesërisht asinkrone, në kuptimin që njësitë e ndryshme që përbëjnë kompjuterin kanë secila një sinjal ore të tyre të brendshëm.

Sipas mënyrës se realizimit, sekuencorët mund të jenë dy tipash :

·         Hardware, d.m.th. të realizuar me qarqe logjike kombinatorë.

·         Të mikroprogramuar. Në këtë rast sinjalet e komandës gjenerohen nga programe të regjistruar në kujtesën e mikroprogramimit, e cila është e inkorporuar në vetë sekuencorin.

Komandat që gjeneron një sekuencor. Sekuencorët e tipit hardware

Të sqarojmë fillimisht se çfarë janë komandat që duhet të gjenerojë sekuencori. Për këtë do të analizojmë në mënyrë të detajuar ekzekutimin e instruksionit të mbledhjes për rastin e makinës me një adresë të organizuar sipas strukturës me dy buse siç është paraqitur në figurën këtu më poshtë.

Fazat në të cilat do të kaloje realizimi i instruksionit të mbledhjes për një makinë të tillë do të jenë :

PC  à S; përmbajtja e regjistrit PC vendoset në regjistrin S të kujtesës,

MEM(S)  à  B       ; leximi i instruksionit nga kujtesa,

Bà Ri ; instruksioni i lexuar vendoset në regjistrin Ri të CU,

ADR à S

MEM(S)  à  B

B add AC à AC; mblidh B dhe AC, rezultatin vendose në akumulator,

PC +1 à PC ;inkremento PC (përgatitu për instruksionin pasues).

 Të analizojmë në veçanti secilën nga këto faza.

I.                      Faza  e leximit të instruksionit

a. PC  à S; përmbajtja e regjistrit PC vendoset në regjistrin S të kujtesës

Skematikisht ky mikro-instruksion paraqitet këtu më poshtë

Diagrama kohore e komandave që realizojnë këtë operacion do të këtë formën si në figurë:

Porta e daljes të regjistrit PC mbi busin e adresës mbahet e hapur nëpërmjet sinjalit me nivel SCS. Në fund të këtij intervali kohe informacioni që gjendet në busin e adresës nëpërmjet sinjalit impulsiv ESR* memorizohet në regjistrin S. Në të njëjtën kohë nëpërmjet sinjalit impulsiv DCM* lëshohet një cikël kujtese.

 …vazhdimi në leksion…

Diskutim

Ende pa komente.

Lini një Përgjigje

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Regjistroni adresën tuaj e-mail për të marrë artikujt e rinj nëpërmjet mesazheve ...

Kategori

Intel CPU Architectures

Procesore Apple Ax

Apple A12 Bionic
Këtë e pëlqejnë %d blogues: