Kapitulli 6 – Nen-sistemi periferik

Këto janë temat që trajtohen në këtë kapitull:

– Nën-Sistemi Periferik (NSP) 

– Ndërfaqësimi i pajisjeve përbërëse të një NSP          

– Mënyrat ose teknikat e realizimit të hyrje/ daljeve    

– Teknika me bllokim 

– Teknika me testim të gjendjes           

– Teknika e ndërprerjeve         

– Teknika D.M.A.       

– Procesorët e hyrje/daljeve  

…pjesë nga leksioni…

6.6 Teknika me testim të gjendjes

(status technique, pooling technique ang. mode par test d’état fr.)

Duke ju referuar teknikës së mësipërme (teknika me bllokim), do të ishte më racionale që CPU të mos bllokohet në testimin e gatishmërisë së periferikut, por shkëmbimi i një fjalë informacioni të bëhet vetëm kur ai (periferiku pra) të jetë gati të ekzekutojë këtë shkëmbim. Parimisht kjo realizohet në këtë mënyrë:

Në programin kryesor, sipas rastit, në mënyrë periodike ose joperiodike, testohet gjendja e pajisjeve periferike që bëjnë pjesë në sistem. N.q.s. pajisja që testohet nuk ka informacion për të transmetuar, ose nuk është gati të presë informacion, atëherë programi vazhdon ekzekutimin e tij normal. Në rast të kundërt, nga programi kryesor kërcehet në një nën-program, i cili merr përsipër shkëmbimin e informacionit me pajisjen periferike. Pas përfundimit të operacionit të hyrje/daljes kalohet në programit kryesor menjëherë pas instruksionit të testit të gjendjes së periferikut.

Përparësitë e teknikës me testim të gjendjes

  • Përparësi e kësaj teknike krahasuar me atë me bllokim është mundësia e ekzekutimit të operacionit hyrje /dalje vetëm pasi pajisja periferike të këtë bërë një  kërkesë për një shërbim nga NSQ. Në këtë mënyrë pra, eliminohet koha e panevojshme e pritjes.
  • Aftësia e rikuperimit në rastin e një gabimi që mund të ndodhë gjatë operacionit të hyrje /daljes. Ashtu siç do të sqarojmë pak më poshtë, ekziston mundësia që në një grup bitësh të quajtur”STATUS CODE CONDITIONS”, shkurt “STATUS”, të kodohen gjendje të ndryshme të periferikut. Kështu, një nga këto gjendje është p.sh. edhe “operacioni hyrje/dalje përfundoi” (“operation completed”). Kështu n.q.s. në program parashikohet të transferohen 100 fjalë informacion dhe pasi transferohen vetëm 98 fjalë, periferiku ndryshon “STATUS”-in” e tij në “operacioni hyrje/dalje përfundoi”, atëherë kuptohet se ka ndodhur një gabim gjatë transferimit të informacionit. Për këtë arsye kalohet në një rutine të korrigjimit të gabimit (“error correction routine”), gjatë së cilës p.sh. mund të analizohen shkaqet e gabimit dhe n.q.s. është e mundur të përsëritet transferimi i informacionit. Në këtë mënyrë pra, do të evitohet bllokimi i kompjuterit në një rast gabimi që mund të ndodhë gjatë transferimit të informacionit nga ose drejt periferikëve të ndryshëm.

Të metat e teknikës me testim të gjendjes

  • Gjendja (STATUS-i) e periferikëve duhet të testohet periodikisht . Për pasojë do të rezultojë humbje kohe e CPU-së.
  • Nuk mund të parashikohet se kur gjendja (STATUS-i) e një periferiku do të ndryshojë dhe kur me saktësi programi kryesor do të kërcejë në rutinën e hyrje /daljes. Eshtë e qartë që një periferik i sistemit mund të ndryshojë gjendjen e tij, pra të këtë nevojë për shërbim nga ana e CPU, në një moment kohë të çfarëdoshëm ndërmjet dy testimeve të njëpasnjëshme të periferikut në programin kryesor.

Këto ishin disa aspekte të përgjithshme të teknikës me testim të gjendjes. Mënyra se si realizohet ajo praktikisht është specifikë e kompjuterit. Për këtë qëllim, më poshtë do të trajtojmë dy shembuj, të cilët janë karakteristikë respektivisht për kompjuterat e mëdhenj e mesatarë dhe mikro-kompjuterat. (PC).

Shembull 1.

Rasti tipik i një kompjuteri është paraqitur skematikisht në figurën e mëposhtme.

 

Gjendjet e ndryshme të pajisjeve periferike kodohen me një grup bitësh, të cilët në formë të përgjithshme quhen “STATUS CODE CONDITIONS”, shkurt “STATUS”. Këto gjendje mund të jenë : gati (READY), “jo në gjendje punë (NOT READY), operacioni hyrje /dalje përfundoi (operation completed), gabim gjatë transmetimit (TRANSFERT ERROR)  etj, etj. Në këto kushte është e domosdoshme që ky “STATUS” të lexohet prej periferikut përkatës dhe të vendoset në kujtesën qëndrore. Për këtë qëllim në programin kryesor nevojiten dy instruksione, të cilat janë të specializuar për hyrje /daljet si më poshtë :

STATUS REQUEST Y  – lejon që “STATUS-I” i periferikut të përzgjedhur (Device Number) të vendoset në regjistrin IOCR (Input/Outout Control Register).

COPY STATUS X – Transferon përmbajtjen e STATUS-it në IOCR në qelizën X të kujtesës qëndrore.

Në programin kryesor, duke testuar qelizën X të kujtesës, përcaktohet se çfarë ka ndodhur me pajisjen periferike dhe në bazë të kësaj kalohet ose jo në nën-programin përkatës, i cili realizon veprimet e nevojshme të hyrje/daljeve. Kjo situatë është paraqitur skematikisht këtu më poshtë.

 

vazhdimi në leksion…

Diskutim

Ende pa komente.

Lini një Përgjigje

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Regjistroni adresën tuaj e-mail për të marrë artikujt e rinj nëpërmjet mesazheve ...

Kategori

Intel CPU Architectures

Procesore Apple Ax

Apple A12 Bionic
Këtë e pëlqejnë %d blogues: